(Dekada e katërt 2020 – +, –) – Në vijim të qëndrueshmërisë dhe lidershipit të krijuar në ushtrimin e kësaj veprimtarie në Kosovë, në këtë dekadë do të potenconim: Investimin në fabrikën për prodhimin e rrjetës së fasadës +3km2 e cila tanimë është testuar produkti dhe në kapacitet të plotë i ka plotësuar kërkesat në tregun kosovar; Zgjerimin e kapaciteteve me pakicë; Zhvillimin e planit strategjik; Aplikimin e standardeve ndërkombëtare në prodhim e që do t’i shërbej depërtimit tonë në tregun ndërkombëtar;
Ky rrugëtim nuk ishte i lehtë e sidomos në fillimet e dekadës së rimëkëmbjes, atëherë kur ne ishim shumë mbrapa për shkak të shkatërrimeve në vendbanime e që mbetën si trashëgimi e pushtimit të Serbisë në Kosovë. Por gjatë kësaj dekade, ne u kapëm për djersën tonë dhe me sakrificë të madhe e sinqeritet me akterët tonë kemi në pronësi mbi 12km2 depo logjistike, 3km2 fabrikë, 8km2 objekt për shitje me pakicë si dhe portfolio me mbi 12,000 artikuj në distribuim dhe 25,000 produkte në shitjen me pakicë.
038 535 226
info@edoni-ks.com
Aleks Caci Prishtine
1000 Fushe Kosove,
Kosove