A family business, established in 1989. With over 12,000 quality products, we supply more than 1,800 retail and wholesale customers throughout Kosovo, while continuing to strengthen our export operations.

We believe that the loyalty, persistence, and hard work of our entire staff have been vital to establishing our leadership in this industry. Together, we will continue to be the first choice for those seeking our products.

A leading company in the sale and distribution of high-quality products, offering a wide range of brands in Kosovo. Since its establishment in 1989, the company has grown by expanding its operations throughout Kosovo. The company’s beginnings were not easy. Below, we present the decades of our journey through defining themes that have shaped us into a leader in the Kosovar market, with clear ambitions to expand into the global market.

The story of our success

INOVACIONI

(Dekada e katërt 2020 – +, –) – Në vijim të qëndrueshmërisë dhe lidershipit të krijuar në ushtrimin e kësaj veprimtarie në Kosovë, në këtë dekadë do të potenconim: Investimin në fabrikën për prodhimin e rrjetës së fasadës +3km2 e cila tanimë është testuar produkti dhe në kapacitet të plotë i ka plotësuar kërkesat në tregun kosovar; Zgjerimin e kapaciteteve me pakicë; Zhvillimin e planit strategjik; Aplikimin e standardeve ndërkombëtare në prodhim e që do t’i shërbej depërtimit tonë në tregun ndërkombëtar;

Ky rrugëtim nuk ishte i lehtë e sidomos në fillimet e dekadës së rimëkëmbjes, atëherë kur ne ishim shumë mbrapa për shkak të shkatërrimeve në vendbanime e që mbetën si trashëgimi e pushtimit të Serbisë në Kosovë. Por gjatë kësaj dekade, ne u kapëm për djersën tonë dhe me sakrificë të madhe e sinqeritet me akterët tonë kemi në pronësi mbi 12km2 depo logjistike, 3km2 fabrikë, 8km2 objekt për shitje me pakicë si dhe portfolio me mbi 12,000 artikuj në distribuim dhe 25,000 produkte në shitjen me pakicë.

Brand image of Plan

REVOLUCIONI

(Dekada e tretë 2010 – 2019) – Dekada e tretë shënon kohën kur ne u zgjeruam dhe e dërguam korporatën në një tjetër nivel. Përveç të tjerash, në këtë kohë dallojmë:

Rritjen e ekipit në +100. Këta luajtën rolin më të rëndësishëm në këtë revolucion;

Nënshkrimi i marrëveshjeve me partner te fuqishëm ndërkombëtar;

Krijimi i mirëbesimit me të gjithë akterët ndërveprues në Korporatë;

Në vijim të ekspasionit, ne kemi zhvilluar infrastrukturën e kompanisë përmes investimeve në zyret qëndrore +2km2, depot qendrore +10km2, shitjen me pakicë në +8km2;

Brand image of Plan

RIMËKËMBJA

(Dekada e dytë 2000 – 2009)

Pas përfundimit të luftës, çdo gjë filloi nga e para. Ne rinisim atë që u shkatërrua komplet nga okupatori serb. Në sfidat që ishin në shtetin e ri të Kosovës, kemi shumë për të veçuar por në këtë dekadë dallojmë:

Bashkëveprimi i shtatë vëllezërve, rrjedhimisht i aksionarëve e që ishin faktor në hapat e parë të zhvillimit të kompanisë;

Krijimin e rrjetit të blerësve në të gjithë Kosovën;

Nënshkrimin e marrëveshjeve me partner të brendeve ndërkombëtare;

 

 

Brand image of Plan

MISION KOMBËTAR

(Dekada e parë 1989-1999)

Nismëtar i këtij biznesi ishte z.Fadil Ajvazi e që më vonë i janë bashkuar edhe vëllezërit e tjerë. Biznesi u themelua në kohën kur të bërit biznes nuk ishte veprimtari që lejohej të zhvillohej lirshëm për shkak të regjimit dhe okupimit që Serbia e ushtronte ndaj shqiptarve. Në fillimet e saj kompania ofronte produkte bazike në fushën e ndërtimtarisë dhe kështu vazhdoj deri ne fillimin e luftës në Kosovë. Ne nuk kishim vetëm për synim të të bërit biznes po donim që shqiptarëve t’u ofronim produkte cilësore në ndërtim. Shitja e këtyre produkteve ishte e përndjekur nga pushtuesi serb andaj shpeshherë angazhimin filletarë do ta quanim edhe si mision kombëtar.

Brand image of Plan

Location

Edoni Logistic Center

  • 038 535 226

  • info@edoni-ks.com

  • Aleks Caci Prishtine
    1000 Fushe Kosove,
    Kosove